Blerina Kelmendi, motra e këngëtarit Gjesti, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku shfaqet krah partnerit në këtë ditë të veçantë.
Çifti është shfaqur i veshur me të zeza, duke sjellë një paraqitje elegante dhe plot stil.
“Alhamdulillah”, ka shkruar Blerina krahas videos.