March 27, 2026
1 min read

Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve me 500 mijë eurot e famshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.

Kështu ka njoftuar Murati qysh në mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Go toTop