Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se deri në vitin 2036 paraja mund të mos ketë më të njëjtën rëndësi, si pasojë e zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale dhe robotëve humanoidë.
Sipas tij, nëse teknologjia arrin të prodhojë mallra dhe shërbime në sasi më të madhe se nevojat e njerëzve, roli tradicional i parasë mund të zvogëlohet ndjeshëm. Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se sfida si shpërndarja e pasurisë dhe pronësia e teknologjisë do të mbeten vendimtare.
Siç raporton Demantim News, deklaratat e Musk kanë rikthyer debatin mbi ndikimin që inteligjenca artificiale mund të ketë në ekonominë globale dhe të ardhmen e sistemit financiar.
/Demantim News/