July 9, 2026
1 min read

Musliu nuk komenton ftesën e Kurtit për liderët politikë: Pas mbledhjes do të flas

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu nuk e ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për liderët e partive politike.

Shkurtimisht tha se po shkon në mbledhje të kryesisë dhe se pas mbledhjes do të flasë.

“Kur të dal pastaj flasim. Po shkoj në mbledhje, more mbledhje po shkoj. I përshëndes të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe krejt dëgjuesit e shikuesit e juve media. Nuk kam çfarë me thënë, po shkoj në mbledhje”, tha Musliu.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop