April 14, 2026
1 min read

Musliu, VV-së në Komisionin për Bordin e RTK-së: Nëse doni të kapni institucionet, kallxoni

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

“Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje, nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave. Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni”, është shprehur deputetja e cila paraprakisht është përplasur me deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu për kandidatët.

Në këtë komision, u mor vendimi që intervistat të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.

Kundër këtij vendimi dolën deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj, derisa shtatë të tjerë kanë qenë për.

Latest from Blog

Go toTop