Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se aktualisht nuk ka unitet politik që Vjosa Osmani të jetë kandidate konsensuale për presidente të Kosovës.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Nagavci tha se një kandidat konsensual duhet të gëzojë mbështetje të gjerë politike, duke shtuar se zhvillimet e fundit tregojnë se nuk ekziston pajtueshmëri e plotë për Osmanin.
Siç raporton /Demantim News/, ajo theksoi se LVV-ja ka emra të denjë për postin e presidentit, por vlerësoi se emri i presidentit apo presidentes së ardhshme duhet të dalë nga negociatat dhe marrëveshja mes partive që do të jenë pjesë e procesit të votimit.
Nagavci përsëriti se zgjedhja e presidentit mbetet përgjegjësi e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.