by
February 3, 2026
1 min read

Ndahet nga jeta arkitektja dhe profesoresha Luljeta Gashi

Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë arkitektja Luljeta Gashi.

Lajmi është i ditur nga familjarët e saj dhe nga shkolla 28 Nëntori në Prishtinë, aty ku e ndjera kishte punuar.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta

Luljeta Gashi (12.04.1962), arkitekte dhe mësimdhënëse e shquar, e cila për dekada me radhë kontribuoi me përkushtim në arsimin profesional dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

E lindur në Pejë dhe e shkolluar në Prishtinë, ajo përfundoi studimet në Degën e Arkitekturës në vitin 1987. Që nga viti shkollor 1999/2000, Luljeta Gashi ishte pjesë e pandashme e procesit arsimor, duke ligjëruar lëndë profesionale si: Bazat e projektimit, Grafika arkitektonike, Materialet ndërtimore, Vizatimi arkitektonik dhe Maketimi” thuhet ndër tjera në njoftim.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot me 3 shkurt, në ora 14:30 në  varrezat e qytetit në Dragodan, Prishtinë.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop