July 17, 2026
1 min read

Ndalohet qarkullimi në rrugën Brezovicë–Prevallë, këto janë arsyet

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht më 18 dhe 19 korrik, nga ora 10:30 deri në 18:00, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Më 18 korrik do të mbahen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik do të zhvillohet gara zyrtare. Qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop