July 20, 2026
1 min read

Ndërpritet gjykimi për masakrën e Reçakut, seanca dështon për shkak të problemeve teknike

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut është ndërprerë përkohësisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të problemeve teknike.

Sipas njoftimit të Departamentit Special të Gjykatës, procesi lidhet me akuzat për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

Seanca po zhvillohej në mungesë të të pandehurve, të cilët akuzohen për përfshirje në krimet e kryera në Reçak.

Gjykata ende nuk ka bërë të ditur datën e vazhdimit të seancës, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop