August 6, 2026
1 min read

Ndërpritet seanca, Vetëvendosje nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paraqitur emër për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Seanca ishte duke vazhduar me procedurat për konstituimin e legjislaturës së re, por mungesa e një propozimi për kryeparlamentar ka bërë që procesi të ndërpritet.

Vazhdimi i seancës pritet të bëhet pas zhvillimeve dhe konsultimeve të mëtejshme mes subjekteve politike.

Latest from Blog

Go toTop