Hulumtimi i fundit i NDI-së tregon se rritja e çmimeve të produkteve dhe kostoja e energjisë elektrike mbeten shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës për vitin e ardhshëm.
Sipas të dhënave, 56.6% e të anketuarve e konsiderojnë rritjen e çmimeve si sfidën më të madhe, ndërsa 43.8% shprehen të shqetësuar për faturat e energjisë. Pas tyre renditen papunësia (40.2%), korrupsioni (18.1%), siguria publike, dialogu me Serbinë dhe tensionet ndëretnike.
Raporti tregon gjithashtu se 62.3% e qytetarëve e kanë të vështirë të përballojnë faturat e shërbimeve, ndërsa 46.9% vështirësi kanë edhe me blerjen e produkteve ushqimore.
Sa i përket kërcënimeve për demokracinë, 41.1% e të anketuarve e rendisin korrupsionin si rrezikun kryesor, i ndjekur nga pabarazia ekonomike, mungesa e llogaridhënies së politikanëve dhe dobësimi i sundimit të ligjit.
/Demantim News/