Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Mitrovicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arbenit Ahmetit, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrave të punës në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Ahmeti.
Pjesëmarrja e madhe bëri që varrezat e qytetit të mbusheshin me qytetarë, ndërsa ceremonia u përcoll në atmosferë të rëndë pikëllimi.
Vdekja e papritur e Arbenit ka prekur thellë familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin mitrovicas, ndërsa mijëra qytetarë u bashkuan për ta përcjellë të riun në banesën e fundit.