by
December 4, 2025
1 min read

Në përvjetorin e rënies së Mervete Maksutajt, motra e saj zyrtarizohet si kandidate për deputete

4 dhjetori i vitit 1998 ishte i kobshëm për familjen Maksutaj nga Peja, kur vajza e tyre, Mervetja, ra heroikisht teksa po tentonte të shpëtonte bashkëluftëtarin e UÇK-së nga duart e okupatorit serb.

27 vjet më vonë, në oborrin e Spitalit të Pejës, aty ku ra Mervetja, motra e saj, Hidajete Maksutaj, zyrtarizoi kandidimin për deputete nga radhët e AAK-së.

Duke qëndruar me krenari pranë shtatores së motrës, Hidajetja synon të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj: sakrifica për vendin.

Zyrtarizimin e saj e bëri Gani Dreshaj i AAK-së.

“Mervete Maksutaj sot 27 vite më parë ra në Spitalin e Pejës në aksionin për të nxjerrë nga duart e okupatorit bashkëluftëtarin e UÇK-së.

Ajo ishte heroinë dhe e tillë do mbetet përjetë.

Kam nderin që mes dhembjes e krenarisë të prezantoj Hidajeten, motrën e Mervetes si kandidate për deputete nga AAK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lavdi dhe nder përgjithmonë familjes Maksutaj” shkroi ai.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop