July 27, 2026
1 min read

Nënshkruhet marrëveshja 60 milionë euro për projektin “Prishtina 2030”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh, për financimin e projektit “Lojërat e XXI Mesdhetare në Kosovë”.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet do të përdoren për renovimin dhe zgjerimin e Kompleksit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në institucione arsimore në gjithë vendin.

Siç raporton Demantim News, nga ky projekt pritet të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, ndërsa marrëveshja krijon mundësinë edhe për sigurimin e një granti shtesë prej 10 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e AFD-së, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e projekteve të përbashkëta mes Kosovës dhe Francës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop