April 20, 2026
1 min read

Nesër vendimi, a do ketë burgim të përjetshëm për “vrasësit” e Liridona Ademajt?

Nesër pritet të marrë fund epilogu i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Seanca e fjalëve përfundimtare përmbylli të premten një nga proceset më të ndjekura në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet hiç më larg se pasditën e së martës.

Në seancën e kaluar, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar rastin si “krim makabër”.

Ajo ka theksuar se gjatë procesit janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes, të cilat, sipas saj, përbëjnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit.

Lidhur me këtë rast, neuropsikiatri Sami Rexhepi në “Kosova Today” ka theksuar rëndësinë e rolit të shtetit në dhënien e një mesazhi të qartë për drejtësinë dhe parandalimin e rasteve të ngjashme.

“Shteti i ka instrumentet e veta dhe forcën për të treguar që nuk mund të kalojë diçka pa u dënuar. Kjo shërben edhe si shembull se kemi një shtet vërtet funksional dhe serioz, i cili do të bëjë çdo gjë për të treguar se ndalohen veprimet e ngjashme”, tha Rexhepi.

Latest from Blog

Go toTop