August 27, 2026
1 min read

Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen paratë për librat shkollorë

Ministria e Arsimit ka njoftuar se mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore janë ekzekutuar në llogaritë e prindërve përfitues për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas MASh-it, pas aplikimeve në platformën eKosova dhe verifikimit të tyre nga shkollat dhe komisioni përkatës, lista përfundimtare e përfituesve i është dërguar Ministrisë së Financave për realizimin e pagesave.

Ndërkohë, Ministria ka miratuar edhe Katalogun e Teksteve Shkollore, ku janë përcaktuar çmimet përfundimtare të librave. Këto çmime janë të detyrueshme në të gjitha pikat e shitjes.

Subvencionimi për nxënësit në gjuhën shqipe është:

  • Klasa 1 dhe 2: 60 euro
  • Klasa 3: 65 euro
  • Klasa 4: 70 euro
  • Klasa 5: 80 euro
  • Klasa 6 dhe 7: 90 euro
  • Klasa 8 dhe 9: 100 euro.

Latest from Blog

Go toTop