by
May 11, 2026
1 min read

Ngacmoi të renë, kirurgu 72-vjeçar ishte dënuar edhe më parë nga Gjykata e Korçës

Mjeku kirurg i spitalit të Korçës,72-vjeçari Nikolla Nunka, është arrestuar pas raportimit të bërë nga një 21-vjeçare ndaj tij për ngacmim seksual.

Por, sipas gazetarit Martin Marku, nuk është hera e parë që Nunka përballet me drejtësinë.

“Duhet të themi se kirurgu është dënuar edhe në vitin 2014 nga Gjykata e Korçës me 2.5 vjet burgim për korrupsion pasiv dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të detyrës për të paktën gjashtë muaj”, u shpreh Marku në emisionin “Kosova Today”.

Kujtojmë se babai i 21-vjeçares së ngacmuar nga Nunka ka deklaruar se kirurgun nuk e falë.

Latest from Blog

Go toTop