Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paralajmëruar se një numër i madh i institucioneve dhe agjencive të pavarura në Kosovë po përballen me mungesë të drejtuesve, mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara.
Siç raporton /Demantim News/, IKD ka bërë të ditur se në disa institucione mungojnë anëtarë të bordeve dhe organeve vendimmarrëse, duke rrezikuar funksionimin normal të tyre.
Sipas analizës së IKD-së, probleme me plotësimin e pozitave ka në institucione si Gjykata Kushtetuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Institucioni i Avokatit të Popullit, Komisioni i Pavarur për Media, KOSTT, ZRRE dhe disa agjenci të tjera.
IKD ka kërkuar që procedurat për emërime të zhvillohen me kohë, në mënyrë që të shmangen boshllëqet institucionale dhe pengesat në funksionimin e organeve të pavarura.