April 15, 2026
1 min read

Ngjarje e rëndë në Shtime, humb jetën një 48-vjeçar pas lëndimit në vendin e punës

Një person i moshës 48-vjeçare ka humbur jetën pas lëndimin në vendin e punës në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se punëtori ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

“Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, tha ai.

Veseli bëri të ditur se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit

“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, tha ai./DemantimNews

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop