July 27, 2026
1 min read

Ngrihet aktakuzë për tentim-vrasje dhe posedim të paligjshëm të armës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj S.M., i dyshuar për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, në fshatin Pagarushë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri dyshohet se bllokoi rrugën me traktor dhe më pas qëlloi disa herë me një armë automatike AK-47 në drejtim të një autobusi ku ndodheshin shoferi dhe dy pasagjerë.

Siç raporton Demantim News, nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime trupore. Arma automatike, karikatori dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop