Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes një treni dhe një veture, që ndodhi pasditen e së enjtes në Fushë-Kosovë.
Për Demantim News, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:20.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, deklaroi Ahmeti.
Ajo shtoi se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po zhvillohen nga Njësiti Rajonal i Trafikut.
/Demantim News/