Screenshot
by
June 15, 2026
1 min read

Një kosovar goditet nga automjeti në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Reps.

Sipas mediave në Shqipëri, një shtetas nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por që është përplasur nga një automjet.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, derisa raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Latest from Blog

Go toTop