August 5, 2026
1 min read

Një muaj paraburgim për grabitësin që kërcënoi viktimën me thikë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit S.M., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të grabitjes.

Për Demantim News, sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 01:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Gjakovë, ku i dyshuari, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë viktimës 50 euro.

Sipas dosjes së rastit, pasi viktima ka tentuar të largohet, i dyshuari e ka kapur për qafe dhe e ka ndjekur, ndërsa para se të largohej nga vendi i ngjarjes e ka kërcënuar sërish me fjalët: “Ti ke me e pagu shtrejt këtë; ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon.”

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, i cili do të zgjasë deri më 2 shtator 2026.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop