July 8, 2026
1 min read

Një muaj pas zgjedhjeve/ Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të mërkurën rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Nëntë anëtarët e KQZ-së votuan për certifikimin të rezultateve të zgjedhjeve.

Rezultatet kanë mbetur të njëjta si nga shpallja e tyre, bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, e Aleanca me 7.

Latest from Blog

Go toTop