July 10, 2026
1 min read

Një paraqitje e rrallë në Paris, Jennifer Lopez shkëlqen krah motrës së saj

Jennifer Lopez është shfaqur në Javën e Modës në Paris krah motrës së saj më të vogël, Lynda Lopez, në një paraqitje të rrallë publike së bashku.

Dy motrat morën pjesë në sfilatën e stilistes greke Celia Kritharioti, ku tërhoqën vëmendjen me paraqitjen elegante dhe veshjet e tyre të kuruara, transmeton Klankosova.tv.

Lynda Lopez, ndryshe nga Jennifer, qëndron më larg vëmendjes së mediave. Ajo është gazetare dhe moderatore televizive e radiofonike, ndërsa gjatë karrierës së saj ka fituar edhe një çmim Emmy. Bashkë me motrën, ajo ka themeluar edhe një organizatë humanitare për të ndihmuar gratë dhe fëmijët.

Latest from Blog

Go toTop