April 9, 2026
1 min read

Një person shkrep armën në një lokal në Pejë, thyen xhamat e lokalit

Një incident ka ndodhur në Pejë, ku pas një mosmarrëveshjeje në një lokal, një person i dyshuar ka kanosur të pranishmit dhe ka sulmuar fizikisht një  mashkull, i cili ka pranuar dhe trajtim mjekësor.

I dyshuari ka përdorur edhe armë zjarri, duke shtënë disa herë dhe duke shkaktuar dëme materiale në xhamat e lokalit. Pas incidentit, ai është larguar në drejtim të panjohur.

“Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop