Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Ndërkaq, pas kontrollit në veturën e tij, janë gjetur edhe dy paketime të tjera me marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në koordinim me prokurorin është bërë kontrolli në banesën e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuana”.
“Totali i substancës së dyshuar të sekuestruar është 52.9 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.