December 3, 2025
1 min read

Nuk u certifikua, Nisma pritet ta marrë sot miratimin e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot sërish nga ora 14:00.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, është certifikimi i Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjektit politike “NISMA SOCIALDEMOKRATE”, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së për takimin e sotëm.

Gjatë së martës, partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj nuk arriti të certifikohet pasiqë I mungoi vetëm lista e nënshkrimeve.

“Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, thanë dje nga KQZ.

22 subjekte politike u certifikuan një ditë më parë, ndërsa, Lista Serbe jo.

Ky zhvillim nxiti reagime të shumta, përfshirë atë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Latest from Blog

Mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë–Prevallë

Qarkullimi në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të mbyllet përkohësisht më 9 korrik 2026, për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë. Sipas njoftimit për media, punimet po

​Rriten çmimet e grurit, orizit dhe pambukut

Rreziqet gjeopolitike dhe modelet klimatike shkaktuan një divergjencë të ndjeshme në tregjet e mallrave bujqësore në gjysmën e parë të vitit, me çmimet e grurit, orizit dhe pambukut që u rritën ndjeshëm.

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop