August 3, 2026
1 min read

Nxirren me gomone shtatë qytetarët që mbeten të bllokuar në rrjedhën e Drinit të Zi

Policia shqiptare ka njoftuar se ka ndihmuar në nxjerrjen e disa qytetarëve që kishin mbetur në bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.

Si pasojë e rritjes së menjëhershme e nivelit të ujit, një person së bashku me gjashtë familjaret e tij, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Bulqizë, sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informatës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 7 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone. Të 7-të qytetarët janë  në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftim. 

Latest from Blog

Go toTop