July 15, 2026
1 min read

Oferta gjashtëpikëshe e Aleancës, Gjini tregon vizionin për Kosovën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy palëve.

Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme të kontribuojë në formimin e shpejtë të institucioneve përmes ofertës gjashtëpikëshe të partisë, raporton Demantim News.

Sipas tij, kjo ofertë synon të sjellë zhvillim, stabilitet dhe siguri për Kosovën.

Ai ka vlerësuar edhe rolin e NDI-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe fuqizimin e grave e të rinjve në politikë.

Latest from Blog

Go toTop