Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, organizuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në aviacionin ushtarak.
Gjatë konferencës u zhvilluan ligjërata, diskutime dhe shkëmbime përvojash me përfaqësues të vendeve partnere.
FSK ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në rritjen e profesionalizmit, ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë. /Demantim News/