July 14, 2026
1 min read

Osmani hesht për detajet e takimit me Abdixhikun, nuk jep përgjigje për presidencën dhe për një takim tjetër me Kurtin

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka refuzuar të japë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Osmani nuk është përgjigjur as në pyetjet nëse do të heqë dorë nga posti i presidentes dhe nëse do të zhvillojë sërish takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Është deklaruar sekretari i LDK-së. E mbështes atë deklaratë. Ju lus për mirëkuptim”, tha Osmani.

Latest from Blog

Go toTop