Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në krye të detyrës, duke i falënderuar të gjithë zyrtarët policorë që çdo ditë mbrojnë Republikën e Kosovës me guxim, profesionalizëm dhe përkushtim.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se Policia e Kosovës mbetet garantuese e sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit. Ajo nderoi veçanërisht Afrim Bunjakun, Enver Zymerin dhe të gjithë policët që kanë rënë në detyrë, duke theksuar se sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë.
Siç raporton Demantim News, Osmani u shpreh se heronjtë e Policisë zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, duke shtuar se lavdia e tyre do të jetë e përjetshme.
/Demantim News/