August 24, 2026
1 min read

Osmani pas tragjedisë në Malishevë: “Drejtësia duhet të flasë, përgjegjësia të jetë e plotë”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Jetlira Foniqit, 25-vjeçares shtatzënë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Malishevë.

Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi institucionale.

Ajo ka theksuar se shoqëria nuk duhet të heshtë përballë dhunës në familje dhe as ta trajtojë atë si diçka normale.

“Drejtësia duhet të flasë dhe përgjegjësia duhet të jetë e plotë”, ka shkruar Osmani, duke e cilësuar rastin si një krim të rëndë që kërkon reagim të menjëhershëm dhe të pakompromis nga institucionet.

Ajo ka bërë thirrje që asnjë grua të mos humbë jetën si pasojë e dhunës në familje dhe që fëmijët të mos bëhen viktima të saj.

Latest from Blog

Go toTop