August 6, 2026
1 min read

OVL e UÇK-së kritikon Kurtin: Mos e mbani Kosovën peng të interesave partiake

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj situatës së krijuar pas moskonstituimit të institucioneve, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK vlerëson se zvarritja e funksionalizimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve po dëmton interesat e shtetit dhe nuk duhet të kushtëzohet nga llogaritë politike.

Sipas veteranëve, përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi Kurtin, duke e akuzuar se po i jep përparësi interesave partiake në vend të atyre shtetërore.

OVL-UÇK thekson se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe se sfidat me të cilat përballet vendi kërkojnë veprime të menjëhershme.

Në fund të reagimit, organizata i bën thirrje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mundësojnë krijimin e institucioneve të reja dhe të mos e mbajnë vendin peng të agjendave partiake.

Latest from Blog

Go toTop