Kryesia e OVL-UÇK-së ka vendosur për përjashtimin e anëtarit Skënder Llugiqi nga organizata.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të deklaratave publike të Llugiqit ndaj ish-gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
OVL-UÇK ka vlerësuar se këto deklarata përbëjnë shkelje të Statutit të organizatës dhe, mbi këtë bazë, ka marrë vendimin për përjashtimin e tij.