July 14, 2026
1 min read

Pa pritje të mëdha në kufi, ja gjendja në pikat doganore të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare të Kosovës.

Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe pritet rritje e fluksit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, situata aktualisht paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.

Sipas të dhënave të fundit, kalimi në hyrje dhe dalje nga Kosova nuk po zgjat më shumë se 5 minuta, ndërsa nuk raportohen kolona të mëdha në pikat kufitare, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop