July 17, 2026
1 min read

Pacolli: Kontratat iu ndërprenë 20 zyrtarëve serbë për moskryerje të detyrave

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë të komunitetit serb në këtë ministri.

Sipas saj, vendimi është marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme në vendin e punës dhe moskryerjes së detyrave zyrtare, bazuar edhe në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Pacolli tha se administrata publike duhet të funksionojë me standarde të njëjta për të gjithë dhe se ligji do të zbatohet pa dallim përkatësie. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop