August 5, 2026
1 min read

Pacolli njofton shkëputjen e kontratave për 9 zyrtarë, arsye mungesat në punë

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se janë ndërprerë kontratat e punës për nëntë zyrtarë të institucioneve nën varësi të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit të saj, bëhet fjalë për shtatë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), të cilëve u janë shkëputur kontratat për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës.

Pacolli ka deklaruar se vendimet janë marrë bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ajo ka bërë të ditur se me këto raste, numri i përgjithshëm i kontratave të ndërprera në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve vartëse ka arritur në 29. Më herët, sipas saj, ishin shkëputur kontratat për 20 zyrtarë të ministrisë.

Pacolli ka theksuar se statusi i të punësuarit duhet të shoqërohet me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kontrata e punës, duke shtuar se ligji do të zbatohet pa dallim përkatësie apo pozite.

Latest from Blog

Go toTop