Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Ranës së Hedhun”.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të rojeve bregdetare, pushuesve dhe ekipeve të emergjencës, ata janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve, të dy kishin konsumuar një sasi të madhe uji, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet e qëndrueshme. /Demantim News/