August 27, 2026
1 min read

Palatova në largim nga Kosova: Unitete politike për rrugën drejt BE-së

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takimin e saj lamtumirës me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Palatova ka thënë se ndihet krenare që gjatë mandatit të saj ka kontribuar në avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ajo ka theksuar se për të përparuar në këtë rrugë, Kosova ka nevojë për unitet politik, duke e cilësuar anëtarësimin në BE si një synim që duhet të jetë i përbashkët.

BE-ja, sipas saj, do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Latest from Blog

Go toTop