August 27, 2026
1 min read

Palatova pas takimit me Kurtin: BE-ja kërkon tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë

Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas takimit, Palatova ka përsëritur qëndrimin e BE-së për nevojën e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe tejkalimit të ngërçit politik.

Sipas BE-së, krahas zhbllokimit të situatës politike, Kosova duhet të vazhdojë edhe me reformat dhe të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron Plani i Rritjes i BE-së.

BE-ja ka theksuar se mbetet një nga partnerët kryesorë të Kosovës në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

Latest from Blog

Go toTop