Pamje të reja tregojnë momentin kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit ndalojnë dhe arrestojnë Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës.
Në video shihet se si automjetet dhe motorët e policisë e rrethojnë makinën me të cilën po udhëtonte Agasi, së bashku me ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.
Pas ndalimit, zyrtarët ndërhyjnë dhe të dy personave u vendosen prangat.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me SPAK-un.