July 22, 2026
1 min read

Pamje tronditëse nga Shqipëria, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një kamion është përplasur me një automjet tip fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes, kamioni ka thyer barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe ka rënë në rrugën poshtë, ndërsa të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Sipas raportimit të Demantim News, bazuar në informacionet paraprake nga vendi i ngjarjes, dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop