August 24, 2026
1 min read

Parafillorët në Prishtinë me katër orë mësim nga 1 shtatori

Fëmijët e nivelit parafillor në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur nga 1 shtatori, duke kaluar nga dy në katër orë mësimore.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili tha se ndryshimi synon t’u krijojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe socializim.

Sipas Elshanit, zgjatja e orarit pritet t’ua lehtësojë edhe prindërve organizimin mes punës dhe kujdesit për fëmijët.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka deklaruar Elshani.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

Latest from Blog

Go toTop