Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të përshpejtojë reformat në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të angazhohet më shumë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Përmes një postimi në platformën X, PE theksoi se funksionimi i legjislaturës dhe formimi i institucioneve janë thelbësore për avancimin e reformave dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas Parlamentit Evropian, përparimi në reformat që lidhen me BE-në dhe mbështetja e procesit të normalizimit janë elemente kyçe për afrimin e Kosovës me statusin e vendit kandidat.
/Demantim News/