Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht narko-testit, duke iu bashkuar sfidës së nisur nga Burim Ramadani.
Rezultatet e publikuara kanë konfirmuar se Kadrijaj ka rezultuar negative në testin për përdorim të substancave narkotike.
Pas testimit, ajo theksoi se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë, duke propozuar që narko-testi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione të ndryshme, përfshirë Kuvendin, Policinë, Ushtrinë dhe sistemin arsimor.
Kadrijaj u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë që t’i nënshtrohen testimit, duke theksuar se refuzimi për ta kryer atë mund të ngrejë pikëpyetje për besueshmërinë e zyrtarëve publikë.
Ajo është politikania e dytë që kryen narko-testin, pas Burim Ramadanit, i cili e nisi këtë iniciativë.