by
June 29, 2026
1 min read

Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit

Ahmet Grajçevci nga Këshilli për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës,  ka folur për dyshimet e ngritura nga Natasha Kandiq për një varrezë masive në Serbi, në lokacionin Pasuljanske Livade, ku dyshohet se ndodhen trupat e shqiptarëve nga Kosova.

Grajçevci ka thënë se për herë të parë ka dëgjuar për këtë informacion nga Natasha Kandiq.

“Dyshoj se ka në atë vend, sepse sigurisht ajo, në brendësi të Serbisë, nga individë e institucione ka marrë njoftimin se ka diçka në atë Livadhin e Pasulit aty.”

“Ata ku kanë mundur me i mshef (trupat) që mos me u zbulu kurrë dhe zakonisht edhe poligoni i Prokupljes është një varrezë masive. Aty deklaron vetë ushtaraku që këtu janë zbrazur kamionët. Ne nuk po dyshojmë që nuk i kanë çuar, se kanë bartur të gjallë dhe të vdekur. Të gjallët i kanë dërguar deri në Prokuplje, mirëpo nuk e dimë vendndodhjen e tyre dhe përfundimin e tyre tash se ku kanë mbetur ata njerëz”, ka thënë ai.

Grajçevci tutje është shprehur se vetë shteti serb është i obliguar t’i japë këto informacione, pasi që, sipas tij, në mënyrë komanduese dhe administrative, përmes strukturave shtetërore, i ka kryer aktet e ndryshme të vrasjeve dhe zhdukjeve.

“Ne kemi njerëz të zhdukur edhe nga burgjet”, ka thënë ai.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop