Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit të saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar këtë si rikthim në institucionin ku buron mandati i përfaqësimit qytetar.
Për Demantim News, Osmani tha se Kuvendi mbetet “tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve”, duke theksuar se betimi i bërë është vazhdim i përkushtimit për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani.
/Demantim News/