July 28, 2026
1 min read

Pas vdekjes së të riut nga rrëzimi i kranit, deklarohet QKUK

Njëri nga dy të rinjtë e lënduar nga rrëzimi i kranit në Prishtinë ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në QKUK.

Nga Emergjenca e QKUK-së bëjnë të ditur se të dy të lënduarit u pranuan me politrauma të rënda, ndërsa viktima ndërroi jetë pas rreth dy orësh përpjekjesh të pandërprera për ta shpëtuar.

Personi tjetër vazhdon trajtimin në Klinikën e Torakales, ndërsa sipas QKUK-së, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Latest from Blog

Go toTop